fbpx

Arta Nitaj sjell poza të reja provokuese nga pushimet në Dubai

nga Revista Kosovarja

Arta Nitaj padyshim konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare.

Prandaj, modelja dhe aktorja është edhe ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë, e kjo edhe për faktin që ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë provokimet.

Bukuroshja nga Peja së fundi ka filluar pushimet në Dubai ku edhe festoi ditëlindjen e 25-të, ndërsa solli pamje nga atmosfera e organizuar për ditën e saj të veçantë.

Ndërsa, sot (e hënë), Arta postoi pamje të reja nga pushimet, teksa shihet duke shijuar ditën pranë pishinës e veshur në bikini shumëngjyrëshe dhe syze të zeza dielli.

Nitaj dukej në formë të mirë dhe si përherë provokuese dhe joshëse, teksa pozoi për mbi 307 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë që Artën përveç si aktore në serialin “O sa mirë”, e kemi parë edhe si moderatore të emisioneve sportive.

Ndërsa, modelja më parë u paraqit edhe në videoklipin “Phantom” të këngëtarit Butrint Imeri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]