fbpx

Artistët shqiptarë shprehin ngushëllime për vdekjen e kantautorit Riza Dolaku

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme (e shtunë) ësht ndarë nga jeta kantautori i njohur kosovar, Riza Dolaku.

Ai vdiq në moshën 72 vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë të mushkërive.

Të shumta kanë qenë reagimet për vdekjen e tij nga miqtë dhe kolegët me të cilët edhe bashkëpunoi ndër vite.

Ramadan Krasniqi – Dani, Edi Furra dhe Vera Oruçaj, kanë qenë ndër artistët shqiptarë që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Dolakut.

Ramadan Krasniqi- Dani

“Pusho i qetë Riza Dolaku!

Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur!

Të fala Hivziut!

Me pikëllim;

Dani”.

Edi Furra

“Paska ndërruar jet,

RIZA DOLAKU ,Kompozitor,aranzhues , i mirfillt me shum e shum vlera e hite që do ndëgjohen dhe do mbesin përher,un si ri i asaj kohe viti 2000-2001 pata fatin ta realizoj Albumin tim të par -SYT E TU- Kompozitor ishte z.AFRIM MACULA, dhe Aranzhues komplet i Albumit ishte z.RIZA DOLAKU (tash i ndjer),RIZEN do ta kujtojm gjithmon si Maestro nëpër mjet hiteve që na le.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]