fbpx

As hudhra as qepë, përdorni preshin për këto arsye

nga Revista Kosovarja

Arsyen e parë dhe më të rëndësishme po e themi që në fillim; ndryshe nga qepa apo hudhra, preshi nuk ka aromë aq të fortë dhe tretet më shpejtë se dy ‘familjarët’ e tij.

Shumë prej nesh nuk e përdorin hudhrën a qepën në gatime pikërisht prej aromës apo sikleteve të mëpasshme që shkakton procesi i tretjes.

Sigurisht që edhe ato kanë vlerat e tyre por shija më e lehtë e preshit të jep mundësinë për përgatitje më të sofistikuara.

Edhe në rast se do përgatisni një sallatë të thjeshtë, mund të përdorni presh të pa gatuar, të prerë hollë, dhe nuk do të keni aromë të keqe në gojë.

Preshi bën mirë edhe për linjat – Preshi është I pasur në ujë, deri në masën 90%; përmban shumë kripëra minerale, fibra dhe vitamina A dhe C.

Parandalon sëmundjet kaardii0vasskuulare dhe zvogëlon kolesterolin e keq.

Vitamina E që është e pranishme te preshi, është në dobi të rinisë sepse mban lëkurën elastike. Për shkak të kalorive të pakët, gatimet me presh ndihmojnë edhe për humbjen në peshë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]