fbpx

Asamblistët e VV-së në Prishtinë betohen me flamurin kuq e zi

nga Revista Kosovarja

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka filluar mbledhja inauguruese, në të cilën do të betohen asamblistët e rinj të kësaj komune.

Në seancën solemne të Kuvendit Komunal, këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë marrë me vete flamujt kuqezi, të cilët i kanë vendosur në tavolinë.

17 asamblistët e VV-së do të betohen para flamurit shqiptar, ashtu siç u betuan edhe deputetët e kësaj partie në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]