fbpx

Astrit Stafa me album dedikues për ata që ishin dhe nuk janë

nga Revista Kosovarja

Astrit Stafa është artist e shkuar artistit, nga ata që lindin një herë në njëqind vjet. Stafa, në këto ditë gri për vendin dhe botën, ka prezantuar albumin e tij dedikues “Dedication”, që me të parën morri kritika të panumërta pozitive.

Lidhja me personat më të dashur, ajo se çka jetuan së bashku, e ajo se çka lanë pas vetes, miqtë, muzika dhe kujtimet e mira që ndërtuan një pjesë të jetës, janë vetëm disa nga mënyrat se si mund të përshkruash albumin e ri solistik ‘Dedication’, të kitaristit Astrit Stafa.

Mësojet se ideja për realizimin e këtij albumi ka ekzistuar tash e një kohë, mirëpo në një formë pak më ndryshe, që mori kahjen që ka sot pikërisht pas vdekjes së nënës së tij, por dhe artistëve të shumtë.

Secila këngë e ‘Dedication’ është e shoqëruar me videoklip, incizimet e të cilëve janë bërë në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës e për të cilën Stafa thotë se është vendi më i përsosur për të vizualizuar përmbajtjen artistike, shpirtërore dhe dedikuese të albumit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]