fbpx

Atdhe Xharavina: Është keqkuptuar, nuk flas me vëllanë tim me babanë kam raporte të mira

nga Revista Kosovarja

Brenda  BBVK Atdhe Xharavina deklaroi se nuk flet me babanë e tij, por në intervistë në “Big Talk” theksoi se është keqkuptuar, pasi fjala ishte për të vëllanë.

“Është keqkuptuar shumë në publik. Unë e kam deklaruar se nuk flas me vëllanë tim, por që është muhabet që është rregulluar se është ndryshe me vëllanë e motrën kemi të gjithë keqkuptime. Por nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë kurrë në jetë të ngatërrohem me babanë apo nënën. As nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë kurrë”, u shpreh ai.

Tutje ai tha se: “Është keqkuptuar në muhabet e sipër, jam i vetëdijshëm për atë që kam thënë. E kam thënë për vëllanë që kam pasur një ngatërresë, jo për babanë. Janë ndikuar edhe familja”.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Atdheu krijoi një raport të afërt me modelen Xhuli Nura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]