fbpx

Atdheu flet për sëmundjen: Këtu vuajta 5 vjet, jashtë shtetit për 2 javë u shërova

nga Revista Kosovarja

Atdheu ishte sot i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se kur ka qenë i vogël ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.

Atdheu tregoi se për 5 vite ishte në terapi dhe ka vuajtur, por kur vendosi të shkojë jashtë doktorët i dhanë disa tableta që për 2 javë e shëruan.

“Kur kam qenë i vogël kam pasur një sëmundje kockash. Për nja 5 vite kam marrë terapi shumë të fortë dhe e di sa shumë ka vuajtur nëna për mua. Pas 5 vitesh ika jashtë sepse u bë keq ajo gjendje dhe atje me tableta për 2 javë e kalova. Pra 5 vite kalova vuajtje kot sepse nuk ishte ajo që pretendonin doktorët”, tha Atdheu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]