fbpx

Aulona Musta: E kam burrin mendjehapur

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme Aulona Musta shkaktoi një “tërmet” në Instagram pasi u shfaq nudo për kopertinën e revistës ‘Global Woman’.

Të gjithë e njohim moderatoren si një person moskokëçarëse, të drejtpërdrejtë dhe një ndër femrat që mbështet me fanatizëm të drejtat e grave.

Edhe nëpërmjet këtij seti fotografik Aulona ka dashur ti thotë diçka të rëndësishme të gjitha vajzave dhe grave, të duan trupin e tyre pasi askush nuk është perfekt.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora Aulona tregoi se mbështetja kryesore ka qenë bashkëshorti i saj, Tomi i cili ishte krah saj kur zhvilloi këtë set fotografik.

Të shumtë janë ata njerëz që pyesin se si ai ka lejuar që bashkëshortja e saj të shfaqet nudo dhe për këtë Aulona e ka një përgjigje: Me bashkëshortin këshillohem për çdo gjë. Ai e kuptoi idenë time. Kisha frikë nëse ai do të pranonte të bëhej pjesë e setit, por ai e mirëkuptoi. Ne kemi krijuar këtë marrëdhënie dhe për fat të mirë të dy jemi mendje hapur. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për të dy ne, prandaj një çift funksionon se keni të njëjtin vizion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]