fbpx

Aulona Musta zbulon detajin më seksi tek një mashkull…

nga Revista Kosovarja

Aulona Musta, përveçse një gazetare e suksesshme, është gjithashtu një personazh tepër i apasionuar mbas ushtrimeve fizike dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Musta, shpesh herë ndan me ndjekësit në rrjetet sociale, rutinën e saj të ushtrimit fizik, duke u shndërruar një frymëzim për shumë përdorues të Instagramit por jo vetëm.

Ndërkohë që shpesh herë është kritikuar për ekspozimin e fizikut të saj në Instagram, moderatorja është munduar që t’iu përgjigjet kritikuesve, duke u treguar ironike ndaj tyre.

Ndërsa ditën e djeshme, opinionistja e “Për’puthen” ka bërë një postim, përmes të cilit ka treguar detajin më seksi tek një mashkull sipas saj dhe bëhet fjalë për damarët tek krahët dhe këmbët.

“Gjëja më seksi tek një mashkull për mua? Damarët tek krahët dhe këmbët”, ka shkruar Aulona bashkangjitur një postimi ne InstaStory ku shfaqen krahët e bashkëshortit të saj.

Aulona rrallë herë bën postime dedikuar bashkëshortit të saj por nëse bën, sigurohet që ato të jenë tepër të veçanta. Disa javë më parë, përmes një postimi në Instagram, ajo ka vlerësuar me fjalët më të bukura gjysmën e saj më të mirë.

“Faleminderit që më do, që më respekton si Aulona përtej Tomit, që je gjithmonë krah meje…edhe kur nuk mbyll sirtarët e dollapëve dhe dritat. Edhe kur humb çelsat e makinës apo shtëpisë. Edhe pse bëj shumë zhurmë sa herë që ti fle. Edhe pse nuk e dëgjoj asnjëherë telefonin kur ti ke nevojë për diçka. Edhe pse t’i prish rrobat sa herë i fus në lavatriçe. Falenderuese për çdo ditë me ty. Edhe për ato kur ja bëjmë njëri tjetrit nervin kaçurrel”

Kujtojmë që gazetarja i është bashkuar panelit të “Për’puthen” në rolin e opinionistes për të dhënë mendimet e saj për emisionin e dashurisë, intrigave dhe emocioneve të forta.

Aulona shpesh herë ndan opinionet e saj në rrjetet sociale, të cilat do të ketë mundësi t’i thojë ato përballë konkurrentëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]