fbpx

Aurela Gaçe thumbon hapur kolegët për klikimet milionëshe në Youtube

nga Revista Kosovarja

Aurela Gaçe padyshim është nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar.

Këngëtarja e njohur konsiderohet si një nga zërat më të fuqishëm të skenës muzikore shqiptar, e cila ka spikatur për të kënduarit live dhe energjinë shpërthyese në skenë.

Por përkundër se këngët e saj shndërrohet në hite ajo nuk ka aq klikime sa disa nga kolegët e saj.

Së fundmi, gjatë një interviste për “21 Media”, Aurela ka folur për klipin e saj dhe klikimet, duke mos kursyer as edhe një “thumb” për kolegët e saj.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.

Më tej, Aurela lajmëroi se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]