fbpx

Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit

nga Revista Kosovarja

18 muaj më parë, Aurela Hoxha u bë për të parën herë nënë, teksa solli në jetë djalin e saj, Alaron.

Mesa duket modelja e njohur dhe partneri i saj kanë vendosur ta zgjerojnë familjen dhe janë bërë sërish prindër.

Burime të “News31” bëjnë me dije se Aurela është bërë nënë për herë të dytë, ndërsa ka sjellë në jetë një vajzë.

Kjo konfirmohet më tepër nga fotoja e fundit e modeles në Instagram, që ka postuar një foto me buqetat me lule që i kanë ardhur, për ta uruar për lindjen e së bijës, teksa fotoja me shumë gjasë është bërë në spital.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]