fbpx

Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Serbi

nga Revista Kosovarja

Një autobus nga Kosova është sulmuar me gurë në Serbi.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën Nish-Leskovc, rreth orës 18:50.

Burimet kanë pohuar se autobusi u sulmua nga dy serbë të maskuar, të cilët hodhën gurë në drejtim të tij.

Autobusi, i cili mban logon “Turist Kosova e Re” po udhëtonte në linjën e rregullt Prishtinë-Cyrih.

Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]