fbpx

Avni Dehari i fton në konsultim partitë para nisjes së seancës

nga Revista Kosovarja

Kryesuesi i seancë konstituive, Avni Dehari, i ka ftuar partitë në konsultime para nisjes së vazhdimit të seancës.

Ky takim është ftuar nga ora 11:30.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj.

“Po, kemi pranuar ftesë me fillim nga ora 11:30. Ne si AAK do të shkojmë në këtë takim”,deklaroi ajo për Klankosova.tv.

Ndryshe, me fillim nga ora 12:00 pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.

Mbetet të shihet nëse sot përfundimisht do të ndodhë kjo apo do të shtyhet edhe për 48 orë të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]