fbpx

Avokati Koci sjell një foto me dyshen e njohur Aida Barakun e Armend Rexhepagiqin. Ka ç’shkruan për ta

nga Revista Kosovarja

Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi janë padyshim një nga çiftet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Dyshja ndonëse shumë të pëlqyer e kërkuar nga publiku prej vitesh janë larguar nga skena dhe jeta publike.

Ata vazhdojnë të krijojnë hite për të tjerët por vet nuk janë aktiv madje as në rrjetet sociale.

Kjo ka bërë që një pamje si kjo e sotit të shpërndahet kudo pasi publikun e ka marrë malli t’i shohë.

Ka qenë avokati i njohur Arianit Koci që ka publikuar një foto në shoqërinë e tyre dhe kompozitorit Florent Boshnjaku.

Postimi i plotë i Arianit Kocit:

Thonë se i nderuari të nderon.

Ikonat e jetës kulturore të zhanrit zbavitës: Aida, Armendi dhe Florenti-sot më nderuan me vizitë në zyre.

Jeta ime dinamike-polici, prokurori dhe gjykatë, nuk po më lenë shumë kohë për socializim.

Përndryshe, miqtë e mi janë shumë kërkues ndaj vetës dhe të tjerëve, kur e fillojnë ndonje projekt.

Standardet i kanë shumë të larta.

Ose e krijonë një këngë, projekt muzikor apo televiziv në nivel botëror, ose nuk i hyjnë punës fare.

Secili prej tyre ka komponuar hite!

Aida dhe Armendi madje edhe kanë kënduar shumë evergreena në gjuhën shqipe.

Në fakt, kur dua me prezantu dikund në botë të arriturat tana në zhanrin e muzikës zbavitëse-i përmendi këta tretë.

Mbi të gjitha, janë të urtë dhe të ndershëm.

Profesionista të vërtetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]