fbpx

Avokati serb: Shqipëria mund të ngris padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Avokati serb, Aleksandar Olenik komentoi ka komentuar deklaratën e avokatit nga Kosova, Tomë Gashit se Shqipëria mund të ngris padi për gjenocid ndaj Serbisë në emër të Kosovës. Sipas tij, Shqipëria mund ta bëjë një padi të tillë ndaj Serbisë.

“Kosova nuk ka asnjë bazë ligjore për të ngritur padi për gjenocid kundër Serbisë ose ndonjë padi tjetër, sepse nuk është anëtare e OKB-së. Nga ana tjetër, Shqipëria ka bazë për të ngritur padi kundër Serbisë, ashtu si Papua Guinea e Re ose Australia, dhe fakti që e njëjta gjuhë flitet në Kosovë dhe Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me këtë”, ka thënë Olenik për median serbe “Kosovo Online”.

Në lidhje me atë nëse Serbia kishte plan për të dëbuar të gjithë shqiptarët nga Kosova, Olenik ka thënë se kjo është një pyetje tjetër, derisa ka thëksuar se ky rast nuk mund të hapet para një gjykate ndërkombëtare.

“Qytetarët e Kosovës nuk mund t’i drejtohen as Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kur bëhet fjalë për çështje gjyqësore kundër askujt. Duhet ta pranoj se mendoj se do të ishte mirë nëse do të kishte një mundësi që Serbia të paraqiste argumentet e saj, Kosova për vete dhe për dikë tjetër, të paanshme, për të dhënë vlerësimin e saj për këtë çështje, por nuk besoj se është e mundur në këtë moment”, tha Olenik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]