fbpx

Azem Vllasi për Asociacionin: Kurti duhet ta shqyej copa-copa

nga Revista Kosovarja

Avokati i njohur Azem Vllasi, teksa ka folur për Asociacionin ka thënë se nuk duhet të pranohet asgjë që del prej gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Asgjë të mos pranohet që del prej atyre gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, gjetje që i nxjerrri Gjykata lidhur me atë marrëveshjen e vitit 2015. A quhet Asociacion apo tjetër emër, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës asgjë”, ka thënë avokati Vllasi për Tëvë1

Ai tutje ka thënë se Kurti duhet ta shqyej, duke thënë se Serbia nuk mundet që të shkruaj një statut për mekanizëm të brendshëm të Kosovës.

“Kjo tash u paralajmërua kinse Serbia, ani i thonë njëfarë trupi menaxhues qeverisës, e kanë bo në Serbi dhe do ta ofrojnë kinse nesër. Kurti tha do ta lexoj e kam kënaqësinë. Unë mendoj që atë po në atë moment që ta japin, duhet ta merr Kurti dhe ta shqyej copa-copa sepse, kush është Serbia, shteti tjetër të shkruaj statut për një mekanizëm të brendshëm të Kosovës e që në këtë rast quhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, deklaroi Vllasi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]