fbpx

Babai i Kadri Veselit në gjendje të rënduar shëndetësore

nga Revista Kosovarja

Gjendja shëndetësore e babait të Kadri Veselit raportohet të jetë e rëndë – kanë thënë nga Spitali i Mitrovicës.

Ai është në trajtim në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

Sot është publikuar edhe një fotografi nga spitali.

Një faqe me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën duket babai i Veselit, vëllai i tij dhe doktori Lavdim Demiraj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]