fbpx

Babai i vëllezërve Hajrizi: Fatoni i ka bërë ato punë, ia ka vjedhur pasaportën Artanit

nga Revista Kosovarja

Mustafë Hajrizi, babai i vëllezërve Faton e Artan Hajrizi, ka thënë se djali i tij i vogël, është në Gjermani.

Ai, në një deklarim për portalin Nacionale, ka thënë se Faton Hajrizi ia ka marrë pasaportën vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Lloznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij”, ka thënë ai fillimisht.

Mustafë Hajrizi ka thënë se nuk ka informata se si Fatoni ia vodhi dokumentet personale vëllait të tij.

“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë.”

Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po po (kemi folë me të)”, tha ai.

Gjatë kontrollit rutinë të taksive nga pjesëtarë të policisë së trafikut në Lloznicë të Serbisë, mbrëmë ka ndodhur një konfrontim i përgjakshëm, ku ka pasur shkëmbim të shtënash me armë zjarri në mes të pjesëtarëve të policisë së trafikut dhe një shtetasi kosovar.

Në këtë përleshje, një polic serb ka humbur jetën për plagët e marra.

Sipas gazetës serbe “Blic”, në taksi ndodheshin shtetas të huaj, dyshohet se ishin me kombësi shqiptare, të cilët kanë qëlluar në drejtim të policisë së trafikut. Sipas informacioneve të para nga terreni, në këtë konfrontim, një polic ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa një pjesëtar tjetër i MPB-së serbe ka pësuar lëndime të rënda, por është në gjendje stabile.

Një person është ndaluar në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është në kërkim. Në kërkim janë përfshirë edhe njësitet helikopterësh të MPB-së serbe

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]