fbpx

Babai rrah vajzën pasi zbuloi se është në lidhje dashurie – dërgohet në strehimore

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është sulmuar fizikisht dje nga babai i saj.

Sipas raportit 24 orësh, kjo ndodhi për shkak se e mitura ishte në lidhje dashurie me një person.

Vajza është dërguar në strehimore kurse rasti po hetohet.

“Prishtinë, 03.05.2022-14:46. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare, dyshohet për shkak se e njëjta ishte në lidhje (dashurie) me një person. Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]