fbpx

Baballarët në Zvicër do të kenë pushime për të porsalindurit e tyre

nga Revista Kosovarja

Leja e atësisë hyri sot në fuqi më 1 janar 2021.

Për herë të parë, baballarët në Zvicër do të jenë në gjendje të jenë në shtëpi me të porsalindurit e tyre, transmeton albinfo.ch.

Pushimi i atësisë 10-ditore, i cili u pranua në referendumin e 27 shtatorit, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.

Pushimi duhet të merret në gjashtë muaj pas lindjes, ose së bashku ose në formën e ditëve të izoluara.

Gjithashtu nga 1 janari, një ligj i ri hyn në fuqi, duke lejuar prindërit të përfitojnë nga 14 javë leje me pagesë për t’u kujdesur për një fëmijë të sëmurë rëndë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]