fbpx

Babë e bijë në shërbim të vendit, njëri me pushkë e tjetra me pendë

nga Revista Kosovarja

Katërmbëdhjetë vjetori i pavarësisë së Kosovës u shënua me aktivitete të shumta.

Kjo ngjarje historike nuk u kalua pa kujtuar sakrificën e gjithë atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

E pikërisht në këtë ditë autorja Marigona Krasniqi solli dy libra të rinjë, dedikuar Kosovës në ditëlindjen e saj.
Marigona prezantoi librat: “Vdekja e diellit” dhe “Dromca çiltërsie” në një mënyrë të veçantë.

Ajo kishte veshur këmishën e babait ish-ushtar i UÇK-së të cilën ai e veshi gjatë luftës në përballje me armikun, të cilën thotë se sot e mbanë me krenari.

“Në vend të pushkës sot kam kapur pendën dhe në këtë përvjetor pavarësie, i sjellë Kosovës këto dhurata modeste, dy libra të punuar me shumë zell, dashuri e përkushtim, në një periudhë kohore rreth katër vite”, thotë ndër të tjera autorja në postimin e saj në facebook.

Marigona është autore edhe dy librave të tjerë, “Trëndafili kërkon shi” përmbledhje poezish dhe romanit “Zëri i mbytyr i Gruas”, që është rrëfim real i një të mbijetuare të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]