fbpx

Bahtiri jep detaje: Një familje që po shkonte në Zvicër janë rrahur nga serbët dhe iu është marrë vetura

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se pjesëtarë të grupeve serbe të maskuar kanë ndaluar një familje kosovare që po shkonte drejt Zvicrës dhe të njëjtit i kanë rrahur dhe ua kanë marrë veturën.

“Situata në veri është e tensionuar për shkak të grupeve kriminale famkeqe serbe të dirigjuara nga Beogradi.Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, tha Agim Bahtiri.

Bahtiri bëri thirrje ndaj qytetarëve serbë në Kosovë që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj.

Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujtesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të territorit”,shtoi ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]