Shefja e re e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, deklaroi se partia e saj do të bëjë kallëzim penal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një prononcim për media, Bajrami tha se nuk kanë ndryshuar qëndrim si grup parlamentar, shkruan IndeksOnline.
“Unanimisht në Komision është votuar raporti. Ne kemi thënë në takim konsultativ me partitë politike se nëse raporti votohet në Komision për verifikim të mandateve, mandej GP i LDK-së do të votojë… të gjithë këta që sot e kanë bërë betimin kanë bërë shkelje, duke ushtruar funksionin e kryeministrit, respektivisht ministrave. Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë kallëzim penal lidhur me ushtrimin e mandatit që këta e kanë bërë nga data 27 mars, deri më sot” u shpreh Bajrami.