fbpx

Bali Muharremaj pret në takim Gjon Muharremaj pas suksesit që shënoi në Eurovision 2021

nga Revista Kosovarja

Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, i cili u radhit i treti në Eurovision, ka vizituar Suharekën.

Gjoni i cili me prejardhje është nga Suhareka është pritur në vendlindje nga djali i xhaxhait të tij, Bali Muharremaj, i cili njëherësh është kryetari i Komunës së Suharekës.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka treguar momentet nga mikpritja që i ka bërë në zyrë kushëririt të tij, i cili u tregua shumë i suksesshëm në Eurovision.

Kryetari Bali Muharremaj tha se Gjoni i ka bërë krenar familjarët e tij e gjithë Kosovën.

“Na ke bërë krenarë Suharekën, unë si i familjes në radhë të parë, krejt Kosovën i ke bërë krenarë, e ke bërë edhe Shqipërinë”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]