fbpx

Banka Botërore ndau 90 milionë euro për reformën ekonomike, deklarohet Murati

nga Revista Kosovarja

Bordi i Bankës Botërore ka miratuar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, me një vlerë prej 90 milionë euro.

Për këtë ka reaguar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke e quajtur lajm të mirë.

“Dje, me Bankën Evropiane Investive nënshkruam marrëveshjen në vlerë prej 33 milionë euro për financimin e parkut me panele solare në KEK, me kapacitet 100MË”.

“Sot, morrëm lajmin tjetër të mirë se Bordi i Bankës Botërore ka miratuar financimin në vlerë prej 90 milionë euro, me kushte koncesionare, si rezultat i përmbushjes së axhendës reformative në kuadër të programit Development Policy Financing”, ka deklaurar Murati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]