fbpx

Bashkë në një duet, flet artisti

nga Revista Kosovarja

Një muaj më parë, Arilena Ara zbuloi se ka gati albumin e parë të karrierës, ku ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj!

Ai do të vijë nën titullin “POP ART” dhe ka zgjedhur që për albumin të bashkëpunojë edhe me një artist shqiptar që është bërë shumë i njohur në mbaë botën. Bëhet fjalë për Gjon’s Tears, i cili këtë vit përfaqësoi Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’univers” dhe u rendit i treti në natën finale.

Dyshja kanë bashkuar forcat për një duet, që mban titullin “Dance Me”. Kënga është realizuar po ashtu dhe videoklipi e tashmë ka mbetur vetëm publikimi.

I ftuar së fundmi në “Pushime On Top”, artisti zbuloi më tepër detaje rreth bashkëpunimit të tij me Arilenën.

Unë kam nevojë t’i njoh shumë njerëzit kur bëj bashkëpunime, si për shembull Arilenën. Jemi takuar plot herë para se të fillojmë bashkëpunimin. Këngëtarë ka më të mirë se unë, por gjëja që na bën unikë është vetja jonë si humanë, a jemi të mirë si njerëz.
Arilenën e kam njohur te ‘The Voice’, por nuk kemi folur shumë herën e parë kur erdhëm. Kështu që kur më ka thirrur në atë moment që edhe ajo ishte duke konkurruar për Eurovisionin, ishte një kënaqësi e madhe”, u shpreh artisti.

Flori Gjini: Si duket bashkëpunimi deri tani? Dua të më tregosh një sekret, është baladë apo ritmike?

Gjon’s Tears: Arilena më ka marrë te ajo bota e saj. Unë erdha si qershia mbi tortë, bëra pjesën time. Nuk e kemi shkruar këngën bashkë nga fillimi, ishte një eksperiencë shumë e re.

Flori Gjini: Kënga nuk është kompozuar nga ti, ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht. Do bëni një këngë të dytë që do kompozohet nga ti dhe do ta ftosh Arilenën?

Gjon’s Tears: Pse jo, me gjithë qejf. Nuk e kam menduar në fakt.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]