fbpx

Bashkëjetonte me një të miturën në Pejë, arrestohet një person

nga Revista Kosovarja

Një person ka raportuar se vajza e tij (e mitur) ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me një person tjetër dhe është duke bashkëjetuar me të.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 30.11.2022 rreth orës 22:36 në lagjen Fierajë, të Pejës.

Tutje bëhet e ditur se njësitë policore pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me kërkesë të prindërve kthehet te familja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare (e mitur) ka dalë nga shtëpia dhe dyshon se e njëjta ka shkuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe është duke bashkëjetuar me të. Njësitë policore pas një pune hetimore kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima me kërkesë të prindërve kthehet te familja e saj”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]