fbpx

Bashkëshortit të Britney Spears nuk i pëlqejnë fotot e saj nudo

nga Revista Kosovarja

Edhe pse djemtë e saj i kërkuan të mos publikonte në rrjetet sociale foto nudo, Britney Spears nuk di të ndalet.

Ajo ndau sërish foto provokuese në rrjetet e saj sociale dhe për këtë temë ka folur edhe bashkëshorti i saj Sam Asghari.

Ai u shpreh se megjithëse nuk i pëlqejnë postimet, ai mbron të drejtën e saj për t’u shprehur ashtu siç ajo e sheh të arsyeshme.

“Unë personalisht preferoj që ajo të mos i postojë kurrë këto, por kush jam unë që të kontrolloj dikë që ka qenë nën lupë dhe është kontrolluar gjatë gjithë jetës së saj”, është shprehur ai.

Por përveç të afërmeve të saj shpeshherë edhe fansat e Britney Spears kanë qenë të shqetësuar ku disa prej tyre edhe kanë vënë në gjendjen e saj psikologjike. Ka patur edhe nga ata ndjekës që kanë dyshuar se Britney nuk i menaxhon vetë faqet e saj të rrjeteve sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]