Në spektaklin e shkuar të “Big Brother VIP” Zhaklin Lekatari iu drejtua Armaldos me fjalët “Foli grave që ke në shtëpi kështu” gjatë një diskutimi që kishin së bashku.
Bashkëshortja e maestros, Aida ka reaguar së fundmi rreth kësaj deklarate. Fillimisht ajo ka publikuar një sërë mesazhesh që i kanë ardhur nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar kundër Zhaklinës, ndërsa më pas ka bërë reagimin e saj.
Aida ka shkruar se e vlerëson Zhaklinën dhe se nëse ajo e mendon se ka thënë diçka gabim, ka aq karakter sa të kërkojë falje. Ajo ka kërkuar që njerëzit të mos mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht.