Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi ka thënë se agjërimi i Ramazanit fillon me 13 prill.
Me anë të këtij postimi, ata kanë uruar besimtarët mysliman për fillimin e Muajit të Madhëruar.
Postimi i plotë i BIK-ut:
Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021.
Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!
https://www.facebook.com/birk2015/posts/3873574819345859