fbpx

Bashkim Jashari merr gradën më të lartë në vend, gjenerallejtënant

nga Revista Kosovarja

Kreu i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari ka marr sot gradën gjenerallejtënant.

Grada më e lartë në ushtri Bashkim Jasharit ju dha nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha se pas rekomandimit të kryeministrit, Albin Kurti, ka vendosur që ta gradoi Jasharin me gradën më të lartë, transmeton IndeksOnline.

“Namin e familjes tuaj, të UÇK-së dhe uniformën që mbani, reputacionin e ushtrisë që keni ndërtuar, besimin që ne kemi këtu në presidencë, bëjnë që të kemi pritshmërinë e duhur”, ka thënë Osmani.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.

Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]