fbpx

Bashota: Kallxo.com ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK, kur s’iu vazhdua kontrata po na sulmon e shantazhon

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Bordit të RTK-së, Sali Bashota, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Visar Korenica, lidhur me punësimin e dhëndrit të tij në RTK.

Bashota ka kritikuar deputetin e VV-së dhe portalin Kallxo.com për fushatë ndaj tij dhe ka thënë se ky medium po i shantazhon në momentin kur – siç thotë ai – nuk i është vazhduar kontrata.

“Unë kam thënë dhandri im, asnjë familjar i imi nuk është i punësuar në RTK. Mund ta dëshmoni. Një media e caktuar që ka pasë punë në RTK prej vitit 2004 deri në vitin 2020, merren me mua si kryetar Bordi dhe merren me mua, dhe tash tutje nuk kanë punë në RTK sepse kanë marrë mbi 2 milionë euro nga tatim-paguesit e Kosovës.

Unë nuk kam bërë kontratë më dhëndrin tim. Edhe faktikisht nuk e ka vazhduar kontratën, s’jam marrë me punë të kontratës.

Ndoshta nuk është dhëndri im shembull që është i vetmi i punësuar dhe i vetmi familjar.

I nderuar deputet, keni rënë në lajthitje nga një portal, Kallxo.com, e cila me fushatë të jashtëzakonshme, presion ndaj meje kanë bërë vazhdimisht, po të ishte realizu kontrata e tyre nuk kishin shkru për dhandrin tim as për RTK-në, pra me miliona euro kanë marrë nga RTK dhe gojën çelë nuk e kanë, vetëm mirë kanë folë, tash na sulmon të gjithëve, drejtorin, menaxhmentin, kryetarin e Bordit”, ka thënë Bashota në raportimin për Komision për Buxhet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]