fbpx

Bastiset “Kobra City” dhe shtëpia e Dibran Hoxhës, gjenden tri gëzhoja

nga Revista Kosovarja

Janë kryer bastisje në lokalin “Kobra City” dhe në shtëpinë e Dibran Hoxhës. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash si dhe është hasur lokali i demoluar.

Këto informacione për Gazetën Express i dha zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka pas bastisje të objekteve dhe të shtëpisë. Janë gjetë së paku 3 gëzhoja, lokali i demoluar”, tha Bytyqi.

Ai tha se janë duke u analizuar provat dhe dyshimet janë që vrasja ka ndodhur jashtë lokalit.

Si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lokalin “Kobra City” në dalje të Prizrenit, ka vdekur një 31-vjeçar dhe është plagosur një 27-vjeçar, të dy nga Kukësi. Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, se në mesin e personave që po intervistohen është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si “Kobra”.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe lidhur me këtë policia është duke intervistuar disa persona, kryesisht stafin e lokalit “Kobra City”.

31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokal me disa shtetas kosovarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]