fbpx

BBC: 144 të vdekur dhe 732 të plagosur nga tërmeti në Mianmar

nga Revista Kosovarja

Rreth 144 persona kanë vdekur dhe 732 janë plagosur deri më tani në Mianmar, pas tërmetit që goditi qendrën e vendit më herët.

Ekipi Birmanez i BBC thotë se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili thotë se shifrat pritet të rriten.

Duke zbërthyer numrat e rinj, udhëheqësi ushtarak thotë se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taë, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay.

Sa i përket të plagosurve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taë dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende vlerësohen në zona të tjera – thotë figura ushtarake.

Në Tajlandë, tre persona kanë vdekur nga shembja e një ndërtese të lartë. Nuk ka pasur asnjë përditësim për këtë shifër që kur u dha sot gjatë ditës.

Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 ballësh goditi sot Mianmarin. Nga ky tërmet u shkund edhe Tajlanda fqinje

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]