fbpx

BBC merr mijëra ankesa për shkrimet e gjata për vdekjen e Princit Philip

nga Revista Kosovarja

Rrjeti i njohur i lajmeve BBC konfirmon se ka marrë ekzaktësisht 109 741 ankesa nga publiku për kohën e gjatë televizive që mori mbulimi i vdekjes së Dukës së Edinburgut.

Korporata anuloi disa nga programet e parashikuara për t’i kushtuar më shumë rëndësi lajmit të vdekjes së Princit Philip, i cili ndërroi jetë të premten e kaluar në moshën 99 vjeçare.

Programet “EastEnders” dhe finalja e “MasterChef” u zëvendësuan nga një edicion i zgjeruar lajmesh, ndërsa BBC Four u hoq nga transmetimi.

BBC reagoi ndaj këtyre ankesave duke u sqaruar se vdekja e Princit ishte një ngjarje që kishte interes të madh kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]