fbpx

“BBZ NAILS” numër një për thonjë të qëndrueshëm dhe me dizajne unike

nga Revista Kosovarja

Ka shumë sallone dhe qendra bukurie që ofrojnë shërbimin e bërjes së thonjëve, por “BBZ NAILS” është një nga sallonet më unike, e kjo për shkak të profesionalizmit, por edhe kreativitetit të motrave binjake, të cilat kanë fantazi të mrekullueshme.

Kjo, është edhe arsyeja se pse “BBZ NAILS” është një nga sallonet e thonjëve më të vizituara në Prishtinë.

Nail artistet aty i karakterizon profesionalizmi dhe pasioni i madh për punën. Sigurisht, shkaku që klientet nuk i ndërrojnë është edhe gama e produkteve me të cilat punohet, e që janë nga më të mirat dhe sigurojnë qëndrim të gjatë të thonjëve.

“BBZ NAILS” klientet ndjehen si në shtëpi dhe dalin gjithmonë të kënaqura, pasi në thonjët e tyre jetësohet definicioni i mjeshtrisë estetike të kësaj fushe.

Ndryshe, profesionistet e këtij salloni kanë sjellë një frymë të re në të bërit e thonjëve përmes dizajneve karakteristike, që i përshtaten stinës.

“BBZ NAILS” janë unike edhe me dizajnet “candy”, që i kanë sjell të parat në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]