fbpx

Beatrix bën daljen e parë publike pas eliminimit nga BBV, ja se ku shkoi

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja nga Kosova, Beatrix Ramosaj, është e eleminuara e radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Trixa krijoi një lidhje dashurie brenda “BBV” me Donaldin, e cila u komentua mjaft shumë.

Këngëtarja këtë situatë nuk e përjetoi mirë, pasi vazhdimisht ajo shprehte shqetësimin se çfarë e pret atë jashtë.

Pas daljes ajo nuk pranoi të shfaqet në ekranet televizive për shkak të gjendjes jo të mirë emocionale, burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo ka bërë daljen e saj publike sot së bashku me Albanin dhe mamanë e saj, Antigonen.

Ata kanë qenë në zyrat e Top Channel, ku kanë marrë dhe valixhen e këngëtares së njohur.

Ajo dukej e qeshur me gazetarët e Big Brother.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]