fbpx

Beatrix Ramosaj në mbështetje të Donaldit

nga Revista Kosovarja

Beatrix Ramosaj po e përkrah fuqishëm partnerin e saj, Donald Veshajn jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.Në debatet e fundit që u përfshi me moderatoren, Einxhel Shkira, Donaldi ditëve të fundit ka qëndruar larg banorëve të tjera madje edhe diskutimet me ta kanë qenë të pakta.

Një video të tij teksa ndodhej i vetmuar në oborrin e shtëpisë dhe dëgjonte këngën e saj të re, e ka publikuar sot (e premte) Beatrix, duke treguar se do ta mbështesë deri në fund.

“Ti i ha sherret e debatet për mëngjes. Je më i vërteti aty brenda. Qëndro i fortë! Me ty deri në fund”, ka shkruar Beatrix në postimi.Ndërkohë, kujtojmë që pas largimit nga BB VIP, këngëtarja ia dedikoi një këngën lidhjes së saj me aktorin dhe rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Ndërsa, sonte mbahet spektakli javor ku edhe pritet eliminimi i njërit prej banorëve të nominur që janë: Arjola Demiri, Einxhel Shkira, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]