fbpx

Beatrix Ramosaj nis një kapitull të ri dashurie, kush është partneri misterioz?

nga Revista Kosovarja

Rreth tre vite pas historisë së përfolur me Donald Veshajn, Beatrix Ramosaj ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe të nisë një jetë të re në SHBA.

Kohët e fundit, Beatrix ka dhënë disa sinjale që sugjerojnë se ajo ka gjetur sërish dashurinë. Në një postim në Instastory, ajo ndau një foto me mbishkrimin “Të dua ty” në anglisht, çka nxiti aludimet për një lidhje të re.

Sipas Panorama.al, Trixa është në një marrëdhënie të re me një partner të huaj, të cilin e mban larg vëmendjes së rrjeteve sociale.

Miqtë e saj të afërt mbeten të rezervuar për të dhënë detaje, duke shtuar më tej misterin. Për momentin, publiku mbetet në pritje të një konfirmimi apo një postimi të drejtpërdrejtë nga vetë këngëtarja.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]