fbpx

Beatrix Ramosaj paralajmëron padi – Ja për kë bëhet fjalë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Lidhja e saj me Donald Veshaj nuk u prit mirë pasi ky i fundit kishte një tjetër marrëdhënie të komplikuar me prezantuesen, Bora Zemani.

E gjithë kjo situatë ka bërë që Beatrix të marrë edhe shumë komente negative në rrjetet sociale madje edhe të bullizohet. Përmes një video, ditë më parë Beatrix bëri thirrje që ndalet bullizimi si ndaj saj ashtu edhe ndaj secilit që përballet me të njëjtën situatë.

Por, sot Beatrix ka publikuar mesazhet që ka pranuar nga ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, të cilat ishin negative, e që bëri që këngëtarja ka paralajmëruara padi ndaj saj.

“Zgjohem pothuajse çdo mëngjes me mesazhe të tilla nga zonja e nderuar Alexa. Dua t’i them që shpresoj një ditë Zoti t’ja pastrojë zemrën edhe mllefin që ka, sepse duke e shfryrë tek unë nuk e ndihmon aspak dhe nuk përcjell një mesazh të mirë tek familja juaj. E nëse dikush do të ndjek çështje gjyqësore ndaj dikujt, jam unë ndaj teje e dashur. Ditë të mbarë”, ka shkruar Beatrix sipër postimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]