fbpx

Bebe Rexha me flamurin shumëngjyrësh mbështet komunitetin LGBTI+

nga Revista Kosovarja

Muaji qershor njihet si “muaji i krenarisë” në të gjithë globin, dedikuar anëtarëve të komunitetit LGBTI+.

Në vende të ndryshme, përgjatë datave të ndryshme të këtij muaji, organizohen manifestime dhe parada në mbështetje të këtij komuniteti.

Duket se një nismë të tillë e përkrah edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Kjo pasi ajo në një video të fundit të publikuar në rrjetin social TikTok, është shfaqur me flamurin shumëngjyrësh në dorë, duke iu uruar kështu të gjithë anëtarëve të komunitetit LGBTI+ muajin e krenarisë.

“Urime krenarinë të gjithëve”, shkroi ndër të tjerash 32-vjeçarja në TikTok.

Bebe Rexha përndryshe këtë vit nuk ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, teksa ende nuk ka bërë të ditur ndonjë datë të saktë për fansat se kur mund të presin diçka të re nga ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]