fbpx

Bebe Rexha publikon pamje duke u puthur me të dashurin e saj në festën e Krishtlindjes

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka organizuar një festë Krishtlindjeje në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Me këtë rast, ajo ka ftuar mysafirë të shumtë duke nisur nga familjarët e saj, e deri tek miqtë e shumtë dhe anëtarët e ekipit të saj menaxhues.

33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke treguar atmosferën festive në shtëpinë e saj.

Mes të tjerash, ajo u shfaq në një fotografi duke u puthur me të dashurin e saj prej kohësh, drejtorin e kinematografisë Keyan Safyari.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]