fbpx

Bëhet për hair ndërtimi i “Ishullit” në Prishtinë, Rama: Po u grahim punëve

nga Revista Kosovarja

Një pjesë e kryeqytetit së shpejti do të marrë pamjen e re me ndërtimin e “ishullit urban” Arbëri – Pallati i Rinisë.

Ky llogaritet të jetë njëri ndër projektet më të mëdha në Prishtinë.

No photo description available.

E i pari i komunës, Përparim Rama u shpreh i lumtur për këtë projekt.

No photo description available.

“Po u grahim punëve. Pas një pune të palodhshme po inaugurojmë fillimin e punimeve. Ky do të jetë një park i ri, edhe pas sfidave të shumta po e ndërlidhim siç kemi premtu, po i transformojmë në realitet. Benefitet janë shumëdimensionale. Tash e kemi këtë investim prej 6.5 milionë euro e i bërë me buxhet vetëm nga Komuna e Prishtinës. Ne nuk do ndalemi, me gjithë vështirësitë e krijuara nga qeveria. Po i vazhdojmë punët e mrekullueshme”, ka thënë Rama.

No photo description available.

Ai ka falënderuar kreun e LDK-së, siç i është drejtuar “kryeministër në ardhje”, Lumir Abdixhiku.

Nga ana tjetër, lëvdatat për Ramën kanë qenë të mëdha nga Abdixhiku.

No photo description available.

Kjo është e arkitektit u bë realitet, po vazhdon me punë të mrekullueshme në kryeqytet. Po ndodhin projekte kapitale. Përparimi po lë shenjë që ka kryer projekte kapitale. Jemi krenar me të. Këto pengesa nuk do ti keni pas 9 shkurtit. Bëhuni gati për tri projekte të reja, do keni mbështetje maksimale”, ka thënë Abdixhiku.

No photo description available.

Kujtojmë se disa ditë më parë është publikuar marrëveshja e arritur mes komunës dhe palës së kontraktuar për kryerjen e punimeve, punime këto që arrijnë vlerën e mbi 6.5 milionë eurove.

Në këtë ishull planifikohet të ketë hapësira të gjelbra, hapësira rekreative dhe restaurante.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]