fbpx

Bëhet viral truku i zhdukjes së Adele nga skena

nga Revista Kosovarja

Adele mahniti fansat me performancën e saj në Las Vegas gjatë fundjavës, dhe në sekondat e fundit të shfaqjes ua “ndali frymën” .

Këngëtarja 34-vjeçare, fituese e Grammy-t, bëri një truk zhdukjeje që mahniti fansat në momentet e fundit të mbrëmjes.

Teksa këndonte notat e fundit të këngës finale “Love is a Game”, një konfeti rozë ra nga tavani, pikërisht mbi këngëtaren. Dhe kur mbaroi së rëni, ajo zhduket!

Duket se Adele u zhvendos poshtë skenës përmes një dere kurthi teksa konfeti ra, duke krijuar një iluzion të pabesueshëm zhdukjeje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]