124
Ish presidenti Behgjet Pacolli, së fundmi kareaguar për vrasjet që po ndodhin në Kosovë.
Ai shkruan “Vrasja e rreshterit të policisë Muhamed Lika në Kaçanik është një ngjarje tejet trishtuese për të gjithë ne.
Një akt i rëndë që na ka prekur thellë, sepse vetëm deri dje ai ishte në shërbim të sigurisë dhe rendit për qytetarët tanë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.
Zoti e mëshiroftë dhe mos na ndodhtë më kurrë një humbje e tillë tragjike.”
Ngushëllime familjes Lika!