fbpx

Behxhet Pacolli i reagon Ministrit Peci: Dikur mbaje bluzën time

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni, intelektuali dhe Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, pasi ky i fundit tha se kishte parë emrin e Pacollit në një dosje për vrasjen e një nga heronjve të Kosovës.

Në një nga postimet në Facebook, Pacolli i drejtohet kështu Faton Pecit:

“Ministër Peci,

Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet,(nëse mendon qe nuk janë të vërteta).
Reagimi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë.
Nëse akuzat që janë bërë ndaj teje nuk janë të vërteta, mos reago fare,ashtu siç nuk reagova unë kur ti më quajte publikisht agjent të Putinit dhe Vuçiqit.
Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”.

Ndërkohë, vazhda e mbishkrimeve nga i pari i AKR-se ka vazhduar më tej.

“A e kuptoni tani sa të besueshëm dhe të sinqertë janë këta “ministra”, apo sa kontraverze dhe të dyshimta janë veprimet e tyre?
Ky është një shembull praktik: dikur mbante bluzën me emrin e firmës sime (Mabetex) dhe vinte në shtëpinë time, ndërsa tani më quan vrasës.
Si mund të kuptohet kjo punë?”.

Pacolli, vazhdon e reagimeve e ka vijuar me një tjetër mbishkrim në rrjetet e tij sociale.

“Gjyshi im më thoshte se “njerëzit më të lig janë ata që të mirën ta kthejnë me të keq dhe mirësinë tënde e shohin si dobësi.”
Njerëzit harrojnë se ndihma që u ofron meriton të kthehet në të njëjtën formë! Pavarësisht nga situatat, natyra ka mënyrat e saj për t’u hakmarrë ndaj këtyre njerëzve të lig, në një formë ose në një tjetër.
Ne, nga ana jonë, duhet të vazhdojmë të jemi shpirtmirë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]