fbpx

Behxhet Pacolli lajmërohet nga Mareci: Kujtimet mbeten të gjalla në zemër

nga Revista Kosovarja

Behxhet Pacolli, ndër figurat më të rëndësishme shqiptare të fushës së biznesit dhe politikes, me suksese të jashtëzakonshme në nivel ndërkombëtar, nuk e harron asnjëherë vendlindjen.

Së fundi, Pacolli ishte në vendlindjen e tij, në Marec, ku ka vizituar shkollën “Iliria”, aty ku hedhi hapat e parë të dijes.



Shkolla është kthyer në muze falë donacionit “Behxhet Pacolli”

“Sa herë marr rrugë për vendlindjen time – Marec, më kthehen kujtime të shumta. Ndër to, më të dashurat janë nga koha kur isha nxënës në shkollën fillore “LIRIA”, me shokët dhe shoqet e mi, me buzëqeshje të sinqerta dhe ditë të mbushura me ëndrra.
Kjo shkollë, e ndërtuar në vitin 1958, ishte vendi ku hodha hapat e parë drejt dijes. Për fat të keq, u shkatërrua nga vërshimet në vitin 1983. Por kujtimet për të nuk u zhdukën kurrë – ato mbetën të gjalla në zemrën time dhe të secilit banor të Marecit.
Pikërisht për këtë arsye vendosa ta rindërtoj, ashtu siç ishte dikur, duke e shndërruar në shkollë-muze. Një vend që ruan historinë, dokumentet, ditarët dhe përkushtimin e atyre që punuan dhe mësuan aty me shumë mund.
Kjo është një mënyrë për të nderuar të kaluarën tonë dhe për t’i dhënë brezave të rinj një pasqyrë të rrënjëve të tyre”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]