fbpx

Bella Hadid ndihet krenare për veten: Kam gati dhjetë muaj pa pirë alkool

nga Revista Kosovarja

Bella Hadid po bën një pushim. Në vitin 2022, ajo mori pjesë në 35 shfaqje, luajti në 20 fushata të mëdha, u fotografua për kopertinën e American Vogue, mori titullin Modelja e Vitit në Fashion Awards dhe të gjithë po flisnin për të pas shfaqjes për koleksionin Coperni SS23, kur i bënë një fustan, me sprej.

Viti 2023 është më i qetë profesionalisht, ndërsa ndryshime po ndodhin edhe në jetën e saj personale pasi u nda me Mark Kalman.

Tani, me rastin e korrikut të thatë ajo bëri një postim në IG dhe ndau gëzimin e saj që ishte esëll për 10 muaj.

“Jam gati 10 muaj pa alkool! Jam shumë krenare për të gjithë ata që po zbulojnë veten e tyre të matur. Ose për këdo që kishte guximin të hapte mendjen për Korrikun e Thatë”, ka shkruar ndër të tjera ajo në mbishkrim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]