fbpx

Beniada dhe Einxhel marrin vëmendje me lëvizjet e vallëzimin provokues

nga Revista Kosovarja

Befasitë, lojërat e diskutimet e ndryshme ndërmjet banorëve janë të pranishme thuajse çdo ditë.

Ditën e djeshme (e mërkurë), në shtëpinë më të madhe në Shqipëri duhet të bëhej një imitim nga dy konkurrentet, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira.

Vajzat filluan të kërcejnë me një këngë ritmike ndërkohë që nuk munguan as me lëvizje provokuese.

Ato në fund të vallëzimit zgjodhën balerinin Ilir Shaqiri, me të cilin kërcyen e bënë skena atraktive.

Kjo ka bërë që të duartrokiten nga banorët e tjerë që po i shikonin me shumë vëmendje.

Beniada ndërkaq shquhet për pozitivitetin dhe energjinë e madhe që ka sjell brenda shtëpisë.

Einxhel nga ana tjetër është në nominim sërish për të dalë nga shtëpia së bashku me çiftin, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]