fbpx

Bëri bujë në përqafim të Taikas dhe Tessas, Rita Ora thyen heshtjen për trekëndëshin në çift

nga Revista Kosovarja

Rita Ora ka folur për thashethemet e një ‘tresheje’ me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe Tessa Thompson pasi u panë duke u puthur dhe përkëdhelur në një festë.

Këngëtarja, e cila u martua me regjisorin 47 vjeç, vitin e kaluar, theu heshtjen e saj pas pretendimeve se treshja ishin në një lidhje në atë kohë.


Duke hedhur poshtë çdo thashetheme, Rita tha: ‘A keni qenë ndonjëherë në një situatë ku keni pirë shumë dhe të gjithë janë miku juaj më i mirë?’.

“Dhe pastaj të nesërmen ju thoni, ‘unë po flisja me këtë person në zonën e duhanit për katër orë dhe nuk e kam idenë se kush janë ata?”, tha Rita.

“Fjalë për fjalë – ajo foto ishte vetëm një grup miqsh që kalonin kohë të mirë. Taika dhe Tessa kishin një orare të çmendur dhe të gjithë po e shijonin kohën e lirë”, tha ylli për GQ.

Rita këmbënguli se nuk kishte asgjë më shumë se argëtim miqësor, por ajo lavdëroi komunitetin LGBT dhe fansat e saj për ‘normalizimin’ e situatës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]